Nisma-AKR-PD, mund ta bëjnë të parealizueshme ujdinë e arritur nga Vetëvendosja dhe LDK-ja

Nisma Socialdemokrate ka ndërmarrë të premten një veprim, me të cilin mund ta bëjë të parealizueshme ujdinë e mbërritur të njëjtën ditë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike për marrëveshje koalicioni, të planifikuar për ta finalizuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve.  Albin Kurti ka thënë se certifikimi do të ndodhë javën e ardhshme, por Nisma i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e lejojë këtë derisa ta japë verdiktin rreth një kontesti që e ka ngritur në këtë gjykatë. Nëpërmjet një kërkese, Nisma Socialdemokrate i ka kërkuar Kushtetueses ta shpallë jokushtetues një vendim të Gjykatës Supreme, nëpërmjet të cilit u bë i mundur numërimi i një numri votash të diasporës, të cilat kishin mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas 6 tetorit, kur kishte skaduar afati ligjor i votimeve Shumica e votave që kishin mbërritur pas afatit që e përcakton ligji ishin për LVV-në. Sipas kërkesës së Nismës, “Aktgjykimi i kontestuar, përmes cenimit të të drejtave kushtetuese të natyrës procedurale … ka pasur për pasojë cenimin e të drejtave materiale nga neni 45 i Kushtetutës, duke zvogëluar përqindjen e votës së fituar në zgjedhjet e datës 6 tetor 2019 në dëm të parashtruesit të kërkesës – koalicionit Nisma-AKR-PD”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …