Autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe ish kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë vlerësuar lartë kontributin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Kryetari, Hashim Thaçi ka theksuar se këta heronj qysh në rininë e tyre të hershme u angazhuan për çështjen kombëtare, iu kundërvënë me të gjitha mënyrat okupimit të Kosovës dhe u bënë lajmëtar të lirisë sonë. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se me angazhimin dhe heroizmin e tyre, heronjtë heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ia ndryshuan rrjedhën historisë sonë të re. Ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se heronjtë Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani janë shembull se si duhet t’i shërbehet kombit e atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …