Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, në 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, organizon marsh për bashkim kombëtar. Drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka njoftuar se në Tiranë do të organizohet marsh paqësor qytetarë me datën 28 nëntor në orën 12:00, prej monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu deri tek Adem Jashari. Ne e kemi bërë të qartë në thirrjen tonë se përmes këtij marshi dëshirojmë së pari të bëjmë një për bashkim të kauzave. Njëra nga kërkesat që ne kemi në lidhjen me marshimin që do të bëjmë, është heqja e taksës në rrugën e kombit që e pengon integrimin e mëtejshëm integrimin kombëtar. Një hap tjetër për të cilin ne kemi fol shumë është bashkimi doganor, një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë që do të ndihmonte prodhuesit, fermerët sa në Kosovë, sa në Shqipëri meqenëse të dyja këto ekonomi j anë në nivel të njëjtë zhvillimi, ka deklaruar drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …