Çfarëdo nisme rajonale duhet të krijojë terren për anëtarësim të plotë dhe të sigurojë perspektivë të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor, ka thënë eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber. Teksa i ka komentuar zhvillimet e fundit rreth mini-Shengenit dhe refuzimin e Kosovës që t’i bashkohet atij, Weber ka deklaruar se edhe kjo iniciativë, sikurse ato të mëhershmet, ka shumë paqartësi. Por analisti gjerman në Këshillin për Politika të Demokratizimit thotë se Kosova duhet të kërkojë më shumë sqarime rreth kësaj nisme dhe nëse vërtet ekziston vullneti për heqjen e barrierave të deritashme, para se të refuzojë përfundimisht pjesëmarrjen. Weber ka folur edhe për ndryshimin që prodhoi rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe përpjekjet e opozitës së deritashme për arritjen e koalicionit qeverisës. Sa i përket temës së dialogut me Serbinë, Weber ka theksuar se marrëveshja nuk mund të arrihet pa një kornizë të qartë. Sipas tij, nga tryeza e negociatave duhet shmangur çfarëdo bisedimesh që implikojnë ndarje apo shkëmbim të territoreve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …