Kritika të shumta ka adresuar Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj faktorit ndërkombëtar sa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë se përgjatë këtyre 20 vjetëve, nuk është vërejtur ndonjë gjë konkrete në lidhje me këtë. Në konferencën e organizuar nga Fondacioni “Geoffrey Nice” dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut, Kurti ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, sepse kjo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Sipas tij, as institucionet vendore nuk kanë bërë ndonjë gjë, që të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së. Ai ka thënë se do të dëshironte që 6 shtetet ballkanike të anëtarësoheshin në BE përnjëherë, ndonëse ka shtuar se është i vetëdijshëm se kjo gjë nuk do të bëhet shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …