leoni

Haradinaj: Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gabojnë dhe e largojnë taksën do të jetë e pafalshme për ta

Haradinaj: Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gabojnë dhe e largojnë taksën do të jetë e pafalshme për ta

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e bëjnë një gabim të tillë do të ishte e pafalshme dhe se me ata do të talleshin bashkësia ndërkombëtare e Serbia, ndërsa shton se heqja e taksës është ekuivalent me Gjykatën Speciale. Haradinaj thekson se plotë qëndrime janë mashtrim të Kurtit dhe të Vetëvendosjes. Ndërsa, në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, si Aleancë do të shkojnë të vetëm në zgjedhje. Ish-kreu i Qeverisë ka folur edhe për rezultatin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit, si do të jenë si opozitë dhe si do të veprojnë nëse vendi shkon prapë në zgjedhje. Kryetari i AAK-së, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, pasi që ka hequr dorë nga pozita e deputetit. Këtë vendim ai thotë se e ka marrë për shkak se do të angazhohet më shumë me partinë që e udhëheq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …