Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën e rreth tre miliardë eurove apo 44.6 për qind të Produktit e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin e kaluar, vlera e importit të produkteve të huaja në vendin tonë kishte arritur shifrën mbi tre miliardë eurove, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës ishte mbi 360 milionë euro. BQK thotë se rritja e kërkesës së brendshme ka ndikuar në rritjen e importit. Në raport, Banka Qendrore e Kosovës thekson se “deficiti i lartë tregtar, i cili është pasojë e mospërputhjes së lartë ndërmjet vlerës së eksporteve dhe të importeve, vazhdon të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”. Ndërkaq, në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, theksohet se eksporti i mallrave arriti në 32.3 milionë euro, ndërsa importi në 315.1 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …