leoni

Filloi ndërtimi i palestrës së sporteve në Astrazup të Malishevës

Në vigjilje të shënimit të festës kombëtare të flamurit, në Astrazup të komunës së Malishevës, përkatësisht në shkollën e fshatit, ka filluar ndërtimi i objekti të palestrës së sporteve, e cila do të jetë në shërbim të shkollës dhe të rinjve sportistë të fshatit. Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, i cili edhe e vendosi betonin e parë, në themelet e këtij objekti. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina. “Uroj që nga kjo shkollë të dalin nxënës të shkëlqyeshëm në të gjitha fushat dhe uroj që të dalin edhe sportistë të formuar dhe të njohur, pasi me ndërtimin e sallës së sportit, do ti keni mundësitë më të mira për zhvillimin e orëve të edukatës fizike, por edhe të formoheni si sportistë”, tha kryetari Begaj, duke ju drejtuar nxënësve të SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, me rastin e fillimit të ndërtimit të këtij objekti me rëndësi për nxënësit dhe të rinjtë. Palestra e sporteve në Astrazup, është projekt i cili financohet nga Komuna e Malishevës, e cila do ti kushtoj buxhetit komunal, mbi 240 mijë euro dhe punimet në ndërtimin e saj do të zgjatin dy vite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …