Greqia kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë

Greqia kërkon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë

Bëhet e ditur se një guvernator rajonal, në veri të Greqisë ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë, për shkak të krizës me migrantë. Guvernatori i rajonit të Maqedonisë Qendrore, në Greqi, Apostolis Cicikoastar  ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13. 000, ndërsa në rajonin e Maqedonisë Qendrore janë 20,000 migrantë. Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai duke i bërë thirrje Qeverisë në Shkup që të hapë kufijtë e saj menjëherë. Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta. Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë. Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë. Mbi 125. 000 refugjatë  kanë arritur këtë vit në brigjet greke, 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …