Nëse mundet në Shkup të ketë simbole kafshësh të egra luanë edhe dema, ndoshta edhe një kopsht të tërë zoologjik, atëherë pse të mos ketë edhe shqiponjë dykrenare, e cila është e ketyre viseve, thotë nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti në intervistën për Radion Evropa e Lirë. E para, nuk mund ë jetë shqiponja dykrenare pretekst për atë që është ndërmarrë në Butel dhe brenda natës është sjellë vendimi i tillë, për ndërtimin e kryqit gjigant, sepse vendimi i tillë nuk është marrë për inat ndaj tjerëve, porse për të nderuar simbolin e shqiptarëve. Në pikëpamje kuantitative është e pakrahasueshme gjendja e simboleve maqedonase dhe shqiptare në Shkup. “Janë vendosur qindra përmendore në anën tjetër, ku realisht një maqedonas as që i njeh shumicën e tyre se kush janë e çka janë. Kurse në Çair në këto 10 vjet i vendosëm Skënderbeun, Hasan Prishtinën dhe shqiponjën dykrenare. As në pikëpamje cilësore, as në atë sasiore s’mund të bëhet një paralele e tillë ose të jetë pretekst për vendosjen e kryqit”, thotë Mexhiti në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …