leoni

Vetëvendosje në Shqipëri bënë projektrezolutë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se anulohet Marshimi për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë

Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë. Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim. “Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente. Të bashkuar tani dhe kurdoherë”, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …