Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e ‘Ditës së Forcës’. Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë. Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga kryetari. Kjo është ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak. Kryetari Thaçi që është edhe komandant suprem i FSK-së, tha qe kjo ditë sot nuk ka karakter festiv, meqë vendi është në ditë zie pas goditjes që ka marrë Shqipëria nga tërmetet por theksoi që kjo forcë është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë, dhe stabilitetit të Kosovës. Ndërsa kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është krenar për ushtrinë e Kosovës. Para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushtarak komandanti i Forcës, Rrahman Rama tha se sot Forca paraqitet me emblema të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …