Shqipëria dje është goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur 31 persona, qindra të lënduar dhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Menjëherë pas tërmetit FSK dhe Policia e Kosovës morën rrugën për në Shqipëri në përpjekje për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti. Reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey Fischer i cili ka thënë fjalë të mëdha për FSK-në. “Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Kosovës së Sigurisë të ndërtonte “Forcat e Reagimit të Shpejtë” dhe të stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së së tashmë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar, Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …