leoni

Malisheva në përkrahje të pa rezervë për vëllezërit në Shqipëri

Komuna e Malishevës, gjatë natës së mbrëmshme i ka dërguar ndihmat e para për banorët e Thumanës, atje ku tërmeti i djeshëm ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, duke i lënë banorët pa strehë mbi kokë. Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur kontaktet zyrtare me këtë komunë dhe janë dërguar ndihmat e para, ndërsa nevojat e banorëve janë të mëdha, në ushqime, sidomos në ushqim për fëmijë, batanije dhe dyshekë. Këto nevoja i ka paraqitur mbrëmë, nënkryetari i Komunës së Thumanës, Ilir Loci, gjatë bisedës me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, zyrtarin për menaxhimin e emergjencave, Halit Mazreku dhe drejtorin komunal të inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët, së bashku me kompaninë “Flamuri”, i kanë dërguar ndihmat e para në Thumanë. Edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për dërgimin e ndihmave dhe për interesimin e kujdesin e treguar. “Faleminderit dhe qofshi të bekuar”, ka deklaruar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Gjatë ditës së sotme pritet të grumbullohen dhe të dërgohen ndihma të tjera, pasi kompanitë vendore dhe qytetarë të shumtë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetje për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri. Këto ndihma do të grumbullohen në shtëpinë e kulturës në Malishevë, ndërsa për transportimin e tyre, është deklaruar kompania “ISP-Broadcast”, e cila në bashkëpunim me komunën, do të siguroj transportin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …