leoni

KK i Malishevës ka ndarë pesë mijë, kryetari Begaj një mijë dhe asamblistët nga 50 euro në përkrahje të zonave të prekura në Shqipëri

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm. KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë mijë euro, si dhe të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, u propozua të ndajnë nga 50 euro nga paga e tyre. Në këtë mbledhje, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deklaroi se nga paga e tij ndanë një mijë euro. Përndryshe, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, për situatën e krijuar në Shqipëri, dhe këtë mbledhje e kanë filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri. Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit me motrat në Shqipëri. Po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, në mënyrë të organizuar, në ora 18:00, do të ndizen qirinj në parkun e qytetit, në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …