Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar lidhur me prioritetet e Qeverisë gjatë këtij viti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar lidhur me prioritetet e qeverisë së tij gjatë këtij viti.  Ai ka premtuar se autoritetet qeveritare do të iniciojnë: kompensimin e dëmeve të luftës, zbardhjen e të gjitha rasteve të të pagjeturve, zbardhjen e vrasjeve politike dhe reformën zgjedhore. “Realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike”, ka thënë Mustafa. Mirëpo  Qeveria e Isa Mustafps po përballet me kundërshtime dhe bojkot të punës nga opozita e bashkura, për shkak të marrëveshjes që ka nënshkruar ai me Serbinë, për formimin e Asocicacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe me Maili e Zi lidhur me Demarkacionin. Mustafa do të përballet edhe me përçarjen që ka shkaktuar në parti i zgjedhja e Hashim Thaçi në postin e kryetarit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …