Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Duke qenë se kreu i shtetit është nisur për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmeti, dekoratat janë ndarë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe këshilltari i kryetarit Bislim Zyrapi. Ministri Berisha tha se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar. “Sot është një ditë e veçantë, e rëndësishme për të gjithë ne, është dita e Ushtrisë së Kosovës dje nuk është rastësisht që ne e kemi gjetur këtë ditë që t’i ndajnë dekoratat. Çdo shtet e ka një ose dy beteja me të cilat krenohet me to, unë jam më se i bindur se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar”, tha ai. Ndërsa Bislim Zyrapi, ka kërkuar falje në emër të Thaçit për mos pjesëmarrjen në këtë ceremoni. “Jam shumë i nderuar që sot e kam mundësinë të ndajë urdhrin Hero i Kosovës për të gjithë dëshmorët”, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …