Malisheva për Shqipërinë

Duke filluar që nga marrja e lajmit, se Shqipëria u goditë nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda edhe njerëzore, Institucionet e Komunës së Malishevës, qysh mbrëmë drejtpërdrejt shkuan në Thumanë dhe dërguan ndihmat e para si dhe vënë kontaktet me strukturat e Bashkisë së Krujës, përkatësisht , Komunës së Thumanës, për mes nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Këtij organizimi institucional dhe qytetarë i prijnë Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj ku përkrahje të madhe po japin edhe bizneset, kompanitë, qendra rinore dhe qytetarë të shumtë malishevas, në grumbullimin e ushqimeve, veshmbathjeve, mjeteve higjenike, si dhe mjeteve financiare, që t’u dalin në ndihmë bashkëkombësve të goditur rëndë nga tërmeti. Qytetarët e Komunës së Malishevës, kanë hapur dyert për të gjithë ata bashkëkombës që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, kanë ofruar edhe strehimin për të nevojshmit. Të gjithë qytetarët malishevas, bashkë-ndjejnë dhimbjen me të prekurit e tërmetit dhe luten që sa më shpejt t’i kthehen jetës normale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …