Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, i cili me këtë rast theksoi se 28 Nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin, datë kjo e gjithë shqiptarëve që bënë bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti theksoi se festa kombëtare që i bashkon gjithë shqiptarët, këtë herë bashkoi edhe ndaj tragjedisë në zonën e Durrësit, që sipas tij, tronditi mbarë kombin shqiptarë ku do që janë. Ai potencoi se flijimi i familjes Jashari ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Kurti shtoi se në Prekaz kanë rënë gjithsejtë 59 dëshmorë, në një betejë të pa parë jo vetëm në historinë e popullit shqiptarë kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë. Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot po bëjnë edhe shumë qytetarë nga vendi dhe rajoni, si dhe personalitetet të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …