Kryetari Francës, Emmanuel Macron tha se deklarata e tij për “vdekjen e trurit të NATO-s” ka shërbyer si një thirrje zgjimi për anëtarët e aleancës. Gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, presidenti francez tha se “ndihet i lumtur që të gjithë tani mendojnë më shumë për qëllimet strategjike”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja është e vetmja platformë ku Amerika e Veriut dhe Evropa mund të adresojnë çështjet strategjike së bashku. “Bashkimi Evropian nuk mund të mbrojë Evropën. Bashkimi Evropian nuk mund të zëvendësojë unitetin transatlantik. Një NATO e fortë dhe një bashkim i fortë Evropian janë dy anët e së njëjtës monedhë. Të dyja janë të domosdoshme për lirinë e vazhdueshme dhe prosperitetin e Evropës”, tha Stoltenberg. Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …