Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate publike ka thënë se ashtu sikurse në kohë tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë në krah të miqve shqiptarë. Departamenti me këtë rast ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit të kësaj jave në Shqipëri, që la dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. “Derisa Shqipëria po shënon Ditën e Pavarësisë, ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Tani, si në periudha të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë me miqtë tanë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara me këtë rast, përshëndet përpjekjet e Qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato reforma që synojnë forcimin e një gjyqësori të pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …