Shqipëria sot po shënon 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ditë kjo që të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por kudo në Kosovës dhe në shtetet e Ballkanit, e festojnë këtë ditë edhe ndihen të pikëlluar por edhe të bashkuar e solidarë, për të mbijetuar këto çaste të rënda dhe të paparashikueshme për ditët në vijim. Të paktën 44 qytetarë të Shqipërisë kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lë nga pasojat e tërmeteve që e goditën Shqipërinë në këto tri ditë. Qindra banorë që kanë pësuar nga tërmeti dhe të tjerë që frikësohen nga përsëritja e dridhjeve kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë, në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve të Shqipërisë më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Numri më i madh i viktimave është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate dhe mbetën të vdekur 23 banues. Gjashtëmbëdhjetë persona tjerë kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe një shtëpi në zonën e ish-Kënetës, ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …