leoni

Është mbajtur seanca solemne e dy komunave Skenderaj dhe Drenas

Është mbajtur seanca solemne e dy komunave Skenderaj dhe Drenas, me këtë rast Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në fjalimin e tij ka theksuar: “Në këtë seancë solemne, ua uroj 28 nëntorin, festën e katërfishtë, festës më të rëndësishme të kombit tonë, uroj që juve këtu, familjeve Tuaja dhe secilit qytetar të komunës së Skenderajt dhe Drenasit dhe mbar kombit tonë, për mirëqenie, paqe e prosperitet. Në këtë seancë solemne, na ka mbledhur akti solemn i përurimit të tri shtatoreve, të pakrahasueshme deri më sot, ku së bashku, në sheshin tashmë madhështor të Drenasit, i bëjnë roje dhe shpalosin, vlerën e lirisë, heronjtë dhe heroina me shtatoret e veta, Fehmiu e Xheva, Ilazi, Bedriu dhe Rasimi, duke u vendosur tash edhe heronjtë e kombit, Baba Shaban, baba Hamëz dhe Komandanti legjendar, Adem Jashari. Sheshi i Drenasit “Fehmi Lladrovci”, bëhet hapësira me më shumë heronj të kombit, nga ku do të rrezatojnë me mesazhin e përjetshëm se fryma e shpirti i Skënderbeut është në mesin tonë, se vlera e pavarësisë së kombit dhe kujtimi i historisë së Ismail Qemalit pushon këtu, se Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, me babën Shaban e babushin tim, Hamzën, i bëjnë roje lirisë së Kosovës, pavarësisë së saj, tërësisë së Republikës së Kosovës. Sot, të nderuar asamblistë të Drenicës, më shumë se kurrë, kemi shfaqur gatishmërinë për të punuar në realizimin e idealeve të heronjve tanë, barazinë para ligjit, qeverisje transparente me llogaridhënie, si kushte të domosdoshme për mirëqenien tuaj, zhvillimin e komunave tona, Drenicës dhe Kosovën tonë të dashur. Nga sot, Drenica është më e pasur shpirtërisht, edhe më frymëzuese për gjeneratat që vijnë se liria lindi këtej pari, duke u formësuar sot në shtatore madhështore, më 28 nëntor, datën më të rëndësishme të kombit tonë. Sot me mendje dhe zemër jemi pranë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe pranë të lënduarve të cilëve iu dëshirojmë shërim të shpejtë, nga pasojat e tërmetit në Shqipëri. Skenderaj dhe Drenasi përcjellin mesazhin nga zemra Shqipëri jemi me Ty!

Faleminderit kryetar Lladrovci.

Urime për shtatoret madhështore!”, ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …