leoni

Kryetari Latifi: Përjetësisht do të jetojë 28 Nëntori

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në postimin e tij në facebook me rastin e festës së 28 nëntorit ka shkruar: “Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t’i rezistoj, kështu ajo si për mrekulli, mund çdo gjë edhe me një forcë sado të vogël”. Më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit tonë kombëtar e të Pavarësisë, ditëlindjen e UÇK-së dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me bashkëpunëtorë, kryetarë të këshillave të fshatrave, veteranë të UÇK-së dhe me shumë qytetarë, filluam ditën me homazhe nëpër vend-rëniet dhe komplekset përkujtimore në Rahovec dhe rrethinë, aty ku pushojnë dëshmorët e martirët e lirisë. Nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari, shqiptarët është dashur të sakrifikojnë edhe jetën për liri, kurse sot, kur jemi të lirë, na mbetet që heronjtë dhe dëshmorët tanë t’i kemi frymëzim të pashtershëm dhe të përmbushim idealin dhe qëllimin e tyre. Ndoshta ky nuk është nëntori më i mirë për ty Atdhe, por prej zemrës uroj: E paçim dritë secilën ditë të rritës tënde, e pritshim së bashku ditë më të mira!

Përjetësisht do të jetojë 28 Nëntori!

Lavdi të rënëve ndër breza për lirinë e atdheut! Ka shkruar në postimin e tij në facebook kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …