Në shënimin e 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit një delegacion i MFSK-së dhe FSK-së vizitoi Prekazin dhe familjen Jashari. Sot, ministri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit vizituan Kompleksin Memorial ,,Adem Jashari’’ në Prekaz, të cilët në shenjë nderimi vendosën kurora me lule të freskëta, bënë homazhe dhe vizituan familjen Jashari. Delegacioni i FSK-së u prit edhe në Kullën e Familjes Jashari nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të kësaj familje. Me këtë rast Ministri Demolli në emër të delegacionit të FSK-së, çmoj lartë sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Gjithashtu ministri Demolli falënderoi vëllain e komandantit legjendar Rifat Jasharin për pritjen dhe njëherë i shprehu krenarinë dhe respektin që ka FSK-ja për familjen Jashari. Ndërsa Rifat Jashari falënderoi Ministrin Demolli dhe të gjithë stafin e lartë të FSK-së, Ai po ashtu përgëzoi FSK-në për arritjet e përgjithshme.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …