E bija heroit të kombit e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari e cila në kohën e luftës ka qenë vetëm 10-vjeçare por edhe e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988 përmes një shkrimi në rrjetin social ka ndarë disa nga emocionet e ditë se djeshme. Ajo ka shkruar se kombi jonë në mes dhimbjes për tragjedinë në Shqipëri, dëshmoj se 28 Nëntori është i veçuar. “28 Nëntori, ditë e veçantë për mbarë kombin… kjo festë nuk është veç e flamurit apo e pavarësisë, por është datë e krenarisë, sakrificës, shpresës dhe dashurisë kombëtare. Kësaj rradhe, populli jonë në mes dhimbjes për tragjedinë në Durrës, dëshmoj se 28 Nëntori është i veçantë. Dashuria, solidariteti mbarkombëtar këto ditë – do t’i bënte krenarë të gjithë brezat e heronjëve. Andaj, duke ju uruar këtë festë të veçantë – falenderoj Komunën e Drenasit për ngritjen e shtatoreve të Babës Shaban, Babushit dhe Balit Adem”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …