zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Republika e Kosovës është shndërruar në shtet për dialog

Në mbledhjen e njëzetetretë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari, Visar Ymeri ka kërkuar nga të gjithë që të bëhen një kundër shkatërrimit të republikës. “Republika e Kosovës është shndërruar në shtet për dialog. Pra jo shtet sovran, por shtet që vazhdimisht e negocion thelbin e tij. Karakteri unitar i këtij shteti vazhdimisht vihet në pikëpyetje me ‘Zajednicën’, territori vazhdimisht cenohet nëpërmjet demarkacionit me Malin e Zi, e kërkesave të pafunda të Serbisë për komuna të reja, institucionet publike të tij janë në gjendje të përhershme të fluiditetit për shkak të riaranzhime të vazhdueshme të bartjes, cungimit, e shkurtimit të kompetencave, dhe në anën tjetër të tërheqjes po ashtu të vazhdueshme nga përgjegjësia dhe shërbimet publike, ekonomia e saj është përherë në degradim dhe pamundësim për shkak të tjetërsimit nga privatizimi e koncesionet ndaj Serbisë si kapacitete e resurse industriale, e për shkak të monopolizimit e uzurpimit si treg. Ymeri ka deklaruar se ashtu siç “Zajednica” nuk bëhet dot pa Thaçin e Mustafën, ashtu edhe Thaçi e Mustafa nuk mund t’ia bëjnë dot pa “Zajednicën”.

“Votimi i kontabanduar, i shantazhuar, i transakcionuar i Thaçit për president e shpërfaq më së miri këtë. Ai nuk bëhej dot pa u zotuar edhe një herë para Vuçiqit për themelim të Zajednicës dhe pa e marrë bekimin e tij. Votimi për Thaçin u shndërrua kështu në konfirmim të Zajednicës. Thaçi, sikur bashkëpunëtori i tij Mustafa, janë bërë një me Zajednicën. Sa më lartë synojnë të ngjiten, që ta kapin shtetin sa më gjerë e sa më thellë, aq më shumë duhet t’i japin Serbisë, vertikalisht në kompetenca e horizontalisht në territore”, ka thënë Ymeri.  Ymeri ka folur edhe për arrestimin e aktivisteve të opozitës. Sipas tij përndjekja ndaj opozitës nuk e sinjalizon vetëm rrëshqitjen e pushtetit drejt diktaturës, por më shumë pasigurinë e frikën që ky pushtet ia ka kauzës së drejt opozitare. Por koha po punon kundër Republikës së Kosovës, sepse regjimi që po e kërkon kohën, po vepron në kundërshtim me interesat e Republikës. Prandaj ndryshimi që vije nga nuk ka kohë, dhe protesta jonë nuk mund të jap kohë. Sot kemi më shumë arsye për të protestuar se sa që kemi pasur dje. Prandaj nuk është koha as e reduktimit të metodave, e as e uljes së intensitetit të protestës”, ka deklaruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …