RKL: Zbulime “epokale” e groteske të Shaban Muratit dhe Ardi Nurrellarit

RKL: Zbulime “epokale” e groteske të Shaban Muratit dhe Ardi Nurrellarit

Sipas analistit, Shaban Murati, por edhe disa mendje lëkundurve jo nga tërmeti por nga dementia, edhe tërmetin në Shqipëri po e shkakton Rusia. Ky kor i të ithtarëve të Salih Berishës thotë  Edi Rama e ka shitur Shqipërinë në një minishengen dhe mu për këtë Franca dhe Evropa nuk e kanë pranuar në radhët e veta. Shqipëria paska krijuar forcat filoruse, të cilat qenkan gati ta presin me flamur në dorë ushtrinë e Putinit(!).

Ja si shkruan Shaban Murati, në një shkrim të botuar në Dita.  Në një samit ruso-ballkanik, sipas shtypit rus, morën pjesë Rusia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia. Pra ishin thirrur të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria. Në diplomaci nuk ka rastësi. Mediat ruse nuk e zbulojnë se kush e përfaqësoi Shqipërinë në samitin ruso-ballkanik dhe as thonë nëse përfaqësuesi nga Shqipëria ka nënshkruar rezolutën dhe dokumente të tjera të samitit ruso-ballkanik. Kjo do të ishte me interes, sepse samiti kërkoi ndërprerjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet ballkanike që janë bashkuar me sanksionet e BE, dënoi ndërhyrjet ajrore të NATO-s në vitin 1999 në Serbi, dënoi anëtarësimin në NATO të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut dhe zgjerimin e saj në vendet e tjera të rajonit, si dhe mbështeti qëndrimin e Serbisë për të rimarrë Kosovën. Në analizën e z. Murati nuk përmendet Shqipëria si vend i NATO-s.

Edhe pse nuk e thotë dot se kush e përfaqësoi Shqipërinë dhe nuk e argumenton me asnjë fakt pjesëmarrjen e Shqipërisë në atë farë Samiti, ky analisti Murat thotë se mediet ruse nuk e zbulojnë se kush e përfaqësoi Shqipërinë, sepse kjo çështje qenka tejet sekret.

Pavarësisht se Shqipëria është vend i NATO-s, pavarësisht deklaratave zyrtare, në Rusi dhe në Shqipëri,  pavarësisht realitetit faktik, mendja e  analisti Shaban Murati, i mësuar dhe i edukuar me teoritë e konspiracionit, ka projektuar ushtrinë filoruse, e cila qenka e gatshme të marshojë në Shqipëri, sapo t’ i jepet drita e gjelbër nga Edi Rama.

Ky Shaban Murat, në një ta quajmë studim rreth etnopsikologjisë së shqiptarëve, duke pretenduar se është njohës më i madh i jetës së shqiptarëve nëpër krahina, fise e bajraqe, shkruan se “drenicasit nuk i kanë mentë në kokë por në bark, sepse ata nuk kujtohen përnjëherë kur ndodh një diçka e papritur, por vonojnë dhe fjalët i nxjerrin  nga barku”. Si ndihet sot Shaban Murati në përkujtim të ditëlindjes së Adem Shaban Murat Jasharit. A thua Adem Jashari, pastaj Shaban Palluzha, Hasan Prishtina, Azem Galica, Ahmet Delia e qindra të tjerë, vazhdimisht i paskam pasur mendtë në bark e kurrë në kokë dhe mu për këtë paskam pësuar, se po t’ i kishin pasur mentë në kokë, do të kishin bërë sikur ka bërë Ballaban Badhera, Ahmet Zogu, Esad Toptani, Mit-hat Frashëri, Ali Shukria e të tjerë.

I njëjtë,  më i shëmtuar dhe tejet grotesk në qëndrimet e tij, paraqitet edhe një analist i quajtur, Ardi Nurellari.  Në përpjekjet e tij për ta “varrosur” luftën Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, tani në 75-vjetorin e çlirimit të vendit nga forcat  fashiste gjermane e italiane, ai zbulon se të gjithë komunistët dhe shqiptarë paskan qenë serbë e malazezë. Madje edhe tre heronjtë e Shkodrës nuk paskam ditur as paskan folur shqip, sepse paskan qenë serbë e  malazezë, pasi emrat e mbiemrat  e tyre janë të riti fetar ortodoks, ashtu si Fan Noli, Papa Kristë Negovani, Millosh Gjergj Nikolla, e qindra të tjerë.

Nurellares, nuk i pengon fare mbiemri i tij turk, as mbiemri i Enver Hoxhës e Mehmet Shehut e qindra të tjerëve, sepse sipas tij Partinë Komuniste të Shqipërisë e paskan formuar vetëm serbët e malazezët. Edhe dëshmorët e luftës, të gjithë paskan pasur prejardhje serbe e malazeze. Ja si u masakron mbiemrat e heronjve,  Nurrellaja.

Branko Kadia, paska qenë Branko Kadijeviq, duke mos e kuptuar se mbiemri  Kadi-Kadiu është po aq turk se edhe mbiemri i tij. Po ashtu Vojo Kushi, paska qenë Vojo Kushiq, duke mos e ditur se ky patronim është shumë i përhapur në Kroacinë katolike e jo ortodokse. (Po ashtu  emri Kusho është shkurtesa për emrin, kushëri.)

Perlat Rexhepin e përjashton nga grotesku i tij sepse emri është katolik  e mbiemri po ashtu i origjinë nga ku mbanë gjenezë edhe ky Nureja.

Edhe heroin e Shkodër dhe të kombit shqiptar, Jordan Misja  e konverton në Jordan Mishkoviq, duke pretenduar se ishte cërnogorac.

Ky ta quajmë, analist, që nuk e njeh as për fare historinë e antroponimisë  shqiptare, por në pretendimet e tij për të treguar origjinë njerëzish, sipas emrave e mbiemrave përputhen  kokë me kokë e buzë me buzë me Akademinë  Serbe të Shkencave, e cila pretendon se të gjithë emrat dhe mbiemrat fetarë të krishterë janë grekë e serbë, por jo edhe shqiptarë.

Sipas Nurellarit, vetëm ata që mbajnë emra myslimanë qenkan shqiptarë.

Urrejtja patologjike kundër partizanëve shqiptarë dhe Luftës së tyre të organizuar Nacionalçlirimtare e Ardi Nurellarit dhe bashkëpunëtorëve të të huajve e kësaj kategorie, fsheh në vetvete mendjen e deformuar, skibin parazit që i futet ndër sjetull e kudo tjetër, një ministri apo një zëvendës-ministri dhe merr rrogë të majme si një biçim këshilltari, sidomos në Kosovë ku ka shumë ministra e kryeministra sylesh, të cilët e hanë sapunin për samun.

Fyerja që ky njeri pa integritet moral u bën familjeve të dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, duke ua mohuar edhe kombin e gjuhën, në 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, tregon më së miri se ende në radhët e kombit ka mbetje fashiste, zogiste, kolaboracioniste, titiste e millosheviqiane, që pretendojnë ta rehabilitojnë fashizmin, të cilit i kishin shërbyer baballarët e mamatë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …