leoni

Në komunën e Malishevës, janë akomoduar rreth 70 persona nga zonat e dëmtuara në Shqipëri

Në territorin e Komunës së Malishevës, janë akomoduar rreth 70 persona, të cilët vijnë nga zonat e dëmtuara në Shqipëri, kryesisht nga Durrësi. Të gjitha këto familje janë akomoduar në disa familje në qytet dhe fshatra, ndërsa ata janë vizituar edhe nga zyrtarët komunal të Malishevës. Gjatë vizitave në këto familje, përgjegjësit komunal të Malishevës, janë njoftuar me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe janë evidentuar të gjithë personat që po qëndrojnë këtu. Komuna e Malishevës, brenda mundësive dhe kompetencave, do të kujdeset për të gjitha familjet. Banorët e Komunës së Malishevës, kanë hapur dyert për të gjithë ata që kanë nevojë të qëndrojnë në vendin tonë, për aq sa ata kanë nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …