Në Shqipëri kanë përfunduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe shpëtimin e personave nën gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti i cili goditi vendin pak para agut të 26 nëntorit. “Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50. Ne tani duam të bisedojmë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre se a dëshirojnë të vazhdojnë të qëndrojnë në Thumanë apo Durrës apo duan të vijnë në Tiranë. Ne i kemi gati mundësitë për ta do të duhet caktuar një person specifik në shtabin e Emergjencës së Tiranës dhe Durrësit që do të bëjë kontaktin me ta, për ti thënë se ku duan të rrinë”, theksoi kryeministri, Edi Rama. Ai theksoi më tutje se ata që ndërtojnë për qëllime fitimi duke abuzuar do të sanksionohen.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …