Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se shtetet evropiane të NATO-së i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje. Ai shtoi më tutje se aleatët evropianë dhe Kanadaja nuk duhet të investojnë në mbrojtje për të kënaqur presidentin Trump. Ata duhet të investojnë në mbrojtje, sepse ne po përballemi me sfida të reja, mjedisi ynë i sigurisë është bërë më i rrezikshëm. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha gjithashtu se anëtarët e NATO-s, përveç SHBA-së, i kanë zvogëluar buxhetet e mbrojtjes kryesisht para vitit 2014, por më pas, ata kanë nënshkruar një premtim për shpenzim në mbrojtje të 2% të bruto-prodhimit vendor deri në vitin 2024. NATO-ja do të mbajë samitin javën e ardhshme në Londër, ku edhe do të shënojë 70-vjetorin e themelimit.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …