leoni

Vazhdon të rritet numri i të ardhurve nga Shqipëria, komuna e Malishevës ju ofron shërbimet e nevojshme

Numri i personave dhe familjeve të cilat janë zhvendosur nga Shqipëria, kryesisht zona e Durrësit dhe po strehohen në Malishevë, po vazhdon të rritet, pasi gjatë natës së mbrëmshme janë strehuar edhe tetë familje tjera. Të gjitha këto familje janë strehuar në shtëpitë e banorëve të Komunës së Malishevës, ndërsa komuna së bashku me shërbimet tjera është duke ju ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme. Krahas evidentimit të personave të cilët janë strehuar, ju është ofruar edhe pako ushqimore dhe higjienike, si dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore, nga ekipet e shërbimit shëndetësor në Malishevë. Krahas shërbimit shëndetësor, edhe organizata humanitare “Nëna Terezë”, gjithashtu është duke dhënë mbështetjen e saj. Ekipet përgjegjëse komunale, janë në shërbim për ofrimin e mbështetjes së duhur për të gjithë të zhvendosurit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …