Nisma Socialdemokrate konsideron se koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë jetëgjatësi. Albulena Balaj-Halimaj, e cila ka arritur të rizgjedhet deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, thotë se dallimet që Vetëvendosje dhe LDK i kanë në tema të mëdha, mund t’iu bëhet pengesë për vazhdimin e bashkëpunimit. Ajo shprehet se pavarësisht qëndrimit në opozitë, NISMA do të bashkëpunojë me qeverinë, duke shtyer përpara, çështje të cilat do të jenë në të mirë të vendit, por nëse ndodh e kundërta, ajo shtoi se koalicioni qeverisës do të has edhe në kundërshti. Kurse vendimin që kjo qeveri të ketë vetëm 12 ministri, e ka përshëndetur deputetja nga radhët e NISMA-s, gjë për të cilin pohon ta ketë kërkuar edhe në qeverinë e kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …