Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durresit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Valbona Sakos mëngjesin sotëm. Kujtojmë, se ajoo tha se shkak për dorëheqjen e saj janë bërë deklaratat e saj në media ditën e djeshme. “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo. Sakonë media ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se numri i viktimave mund të ishte më i madh dhe se janë të kënaqur me 50 viktimat e shkaktuara nga tërmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …