Xhevat Gjini: Ra ky tërmet e u pamë edhe njëherë

Xhevat Gjini: Ra ky tërmet e u pamë edhe njëherë

Fatkeqesite natyrore jane bashkeudhtare te njeriut. Kjo eshte e njohur per te gjithe ne. Ku me shume e ku me pak gjate miliona viteve ka patur fatkeqesi e tragjedi te shkaktuara nga NENA NATYRE. Por, fatkeqesite me te medha njeriut i jane shkaktuar dhe i shkaktohen nga vet njeriu. Njeriu vazhdon te mbetet shkaktari me i madh i fatkeqesive dhe vrasesi me i madh i njeriut! Madje, njeriu me sistemin e tij kapitalist eshte bere edhe vrasesi dhe kercenuesi me i madh edhe i vete natyres e jetes ne toke!

Toka eshte e gjalle… Ajo eshte ne levizje e ne transformim te pandalshem… Prandaj, edhe fenomeni i termetit, i vullkanit, etj., eshte i njohur per njeriun edhe me pare, por sidomos ne kohen tone njeriu ka arritur t’i studjoje e t’i njoh mire keto fenomene, shkaqet dhe pasojat e tyre. Njeriu ka ecur shume ne studimin dhe njohjen e tokes: perberjen e saj, strukturen, qendrueshmerine, etj. Edhe njeriu shqiptar, sidomos ne kohen e shtetit te Enver Hoxhes, kishte perparuar shume ne studimin dhe njohjen e tokes dhe te fenomeneve te saj. Specialistet shqiptare kishin perkufizuar me saktesi te admirueshme zonat me rrezikshmeri te larte sizmike, zonat ku lejohej ndertimi, me sa kate lejoheje, normat e kriteret e ndertimit, etj.. Keto harta dhe keto studime te kohes u hodhen prapa krahve si te pavlera pas vitit 1990 nga shteti demoanarkovandalist i Sali Berishes! Njerezit, jo vetem nuk u penguan, por edhe u stimuluan nga qeverisja e Berishes e nga qeverisjet tjera gjate ketyre tri dekadave qe te ndertojne ku te duan e si te duan, pa asnje kufizim, pa norme e pa kriter! Edhe zonat e perkufizuara si rreptesisht te ndaluara per ndertim u mbollen me pallate shumekatshe! Keshtu, njeriu – shteti u be edhe partner e shkaktar i ketyre fatkeqesive qe goditen Durresin, Thumanen, Tiranen, Laçin, Lezhen, etj.

Fatkeqesia e 26 nentorit, si edhe fatkeqesit tjera te ketyre tri dekadave, u shperdoruan dhe u “trashen” nga nje segment i politikes (kryesisht berishiane), por edhe nga nje pjese e mire e medies… Keto medie me pamjet, kronikat, intervistate e emisionet e tyre televizive i kontribuonin perhapjes se frikes, panikut, pakenaqesise e kaosit! Pamjet qe ofronin ishin tronditese! Edhe pyetjet qe u benin qytetareve fatkeq, te perzgjedhur, zakonisht ishin sugjestive! Lajmet, komentet e debatet e transmetuara prej tyre mbillnin e perhapnin defetizem, deshprim, panik e mungese shprese! Lexoje tituj qe thoshin se “termeti gjunjezoi Shqiperine”, se “do te kete cunam”, se “do bie spitali e se do bie ky e ai pallat”, etj. si keto!

Gjate ketyre diteve nxoren koken edhe ata e ato medie qe pune e qellim me prioritet kane krijimin e thellimin e dallimeve e te perçarjes se kombit shqiptar qe jeton ne dy shtete te Shqiperise: ne Republiken e Shqiperise e ne Republiken e Kosoves! Ndihma dhe solidariteti mbarepopullor midis shqiptareve pa dallim kufijsh te dhunshem i trembi dhe i “hutoi” antishqiptaret, qe kishin investuar shume gjate ketyre dy dekadave per perçarjen e kombit tone…

Per vete besoj te energjite e mira njerezore e kombetare te shqiptareve te prekur nga kjo fatkeqesi dhe te popullit shqiptar ne Iliri. Ka force e ka energji shqiptari t’i perballoje e t’i mund termetet e natyres e te njeriut dashakeq. Jeta ne Durres, ne Tirane e kudo ne zonate e goditura po normalizohet e do te normalizohet plotesisht. Dhimbja per jetet e humbura do te kthehet ne shprese e ne force per jete, pune e zhvillim. Qeveria dhe te gjitha institucionet shteterore duhet te marrin pergjegjesit e tyre e te mos sillen si OJQ, por si shtet e si pushtet shteteror qe zgjidhe hallet e shtetasve te tij dhe behet garant per ta… Koha e kaosit dhe anatrkise 30 vjeçare ne ndertim e ne te gjitha fushat tjera te shtetit e te shoqerise shqiptare duhet te marre fund… Autoriteti i ligjit, i ligjshmerise dhe i shtetit duhet te rivendoset kudo dhe mbi kedo. Ndryshe do te mbetemi shet e komb rrumpalle per t’u tallur fqinjet dhe bota me ne…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …