Kuvendi Komunal i Vitisë ka ndarë 4000€ për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme dhe ka vendosur që 4000 € të ju ndahen si ndihmë financiare për të ndihmuar familjet e prekura nga dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri. Konkretisht pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, u bë me dije se 3000 euro do të ju dedikohen familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri kurse 1000 euro do të ju ndahen familjes Abazi nga Livoqi i Gjilanit, pasi që vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazin, humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit të këtij viti në Shqipëri. Përndryshe kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me propozimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është përkrahur fuqishëm nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe atë pa dallim partie.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …