Vihet gurthemeli i shkollës fillore “Milaim Krasniqi” në Kaznik të Rahovecit

Duke u nisur nga parimi që: “Edukata është arma më e fuqishme të cilën ne mund ta përdorim për të ndryshuar botën” dhe me përkushtimin tonë sistematik përfshirë të gjitha zonat e komunës së Rahovecit, kemi vënë gurthemelin e shkollës fillore “ Milaim Krasniqi ” në Kaznik, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në një postim të tij ne facebook. Projekti është investim i komunës së Rahovecit që kap vlerën: 79,857.07 Euro. Do të jetë një shkollë me të gjitha standardet evropiane dhe një shtyllë e fortë për një arsimim cilësor të fëmijëve të këtij vendbanimi. Njëri ndër çelësat për të hapur dyert e lirisë është arsimimi si një e drejtë e pakontestueshme për brezat që do të vijnë. Vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri punën tonë drejt rritjes së infrastrukturës shkollore për një brez të suksesshëm plot shpresë për të ardhmen e këtij vendi, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …