Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se biseda e sotme me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ka qenë përmbajtjesore. Ne patëm një bisedë mjaftë përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është vështirë që të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm, i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar deri më tani ndërmjet grupeve tona punuese. Kemi edhe çështje tjera që kemi biseduar sot me Kurtin për të cilat do të punojmë që të arrijmë një përafrim ose qëndrime të përbashkëta, të cilat pastaj mund t’i ndihmojnë bërjes se koalicionit. Tani për tani nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrime”, ka thënë Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …