Është mbajtur mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, në mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile.
Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë me procedurë të negociuar; Njësia Kadastrale P-70505065-00736-0, Zona Kadastrale Rastavicë;
-
Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastra Kadastrale 1101-3; pronë private e Ismajl Avdimetaj;
-
Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastrat Kadastrale nr.580-2, nr.552-0 dhe nr. 578-0 ZK. Deçan; pronë private e Gani Metë Kuçi;
-
Shqyrtimi në parim I Projekt-Rregullores për Transparencë;
-
Shqyrtimi në parim i projekt Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;
-
Emërimi i anëtarëve të Komisionit për intervistim të drejtorëve të shkollave
-
Të ndryshme