Kryetari Thaçi e kujton masakrën e Srbrenicës në të cilën para 25 viteve u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe

Thaçi: Kosova dëshiron të ecë përpara, por duhet të shohë realizimin e premtimeve, siç është liberalizimi i vizave

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova dëshiron të shkojë kah e ardhmja, por duhet të shohë realizimin e premtimeve, siç është liberalizimi i vizave. “Do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Ai ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, i organizuar nga “Friends of Europe”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …