Komuna e Vitisë vetëm gjatë këtij viti ka konfiskuar mbi 115 m3 dru zjarri dhe 27 automjete me të cilët po transportoheshin masë drusore në mënyrë ilegale

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti vitin 2019 e kishte shpallur vit të mbrojtjes së pyjeve në këtë komunë. Me këtë rast janë ndërmarrë masa të shumta për mbrojtjen e pyjeve publike në territorin e Komunës së Vitisë dhe vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar 27 automjete me të cilët transportoheshin masë drusore në mënyrë ilegale. Gjithashtu janë konfiskuar mbi 115 m 3 dru zjarri dhe ndaj personave që kanë dëmtuar pyjet publike në territorin e komunës së Vitisë janë shqiptuar gjoba nga gjykata në vlerë prej mbi 6000 euro. Kadri Ismajli, Përgjegjës i Autoritetit Pyjor në Viti, bëri me dije masat të cilat i ka ndërmarrë Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizma të tjerë në mbrojtjen e pyjeve në këtë komunë. “Duke u bazuar në ligjet në fuqi për mbrojtjen e pyjeve si dhe në vendimin e kryetarit Haliti ne në vazhdimësi si Autoritet Pyjor Komunal që veprojmë në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kemi ndërmarrë masa të shumta të parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve gjatë këtij viti. Kemi bllokuar disa herë rrugët ilegale të cilët shfrytëzoheshin për transportin ilegale të drunjeve. Gjithashtu vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar 27 automjete me të cilët transportoheshin ilegalisht masë drusore dhe kemi konfiskuar mbi 115 m3 dru zjarri të cilat tani gjenden në hapësirat e Autoritetit Pyjore Komunal në Viti”, u shpreh Ismajli. Ai bënë me dije se ndaj këtyre personave janë ngritur edhe procedura gjyqësore. “Kemi ngritur dhe kemi dorëzuar fletëparaqitje në Gjykatë ndaj atyre personave që kanë shkaktuar dëme në pyetjet e komunës së Vitisë. Ndërkaq nga gjykata janë shqiptuar gjoba në vlerë mbi 6000 euro ndaj 20 personave ndërkaq edhe 7 janë në procedurë gjyqësore ndërsa 20 prej tyre në bazë të vendimeve nga gjykata pas pagesës së gjobës i kanë marrë automjetet e tyre”, theksoi Ismajli. Ai gjithashtu tregon se në fund të muajit të shkuar në njësinë menaxhuese të Kopilaqës, konkretisht në fshatin Mjak kanë arritur të konfiskojnë një automjet i cili po bënte bartjen e masave drusore të prerë në mënyrë ilegale në pyjet publike të Komunës së Vitisë dhe ndaj tij është ngritur fletëparaqitje për dëmet e shkaktuara. Përgjegjësi Ismajli tregon se edhe një personit tjetër ju është konfiskuar motorrsharra dhe poashtu ndaj këtij personi është ngritur fletëparaqitje. Aksioni i fundit është ndërmarrë nga Rojet e Pyjeve në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës. Ai gjithashtu falënderon të gjithë mekanizmat që po bashkëpunojnë me Autoritetin Pyjor të Komunal në parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ftoj qytetarët të cilët hasin në prerjen dhe transportimin ilegale të drunjëve të njoftojnë organet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …