Sadat Cakiqi: LAPSI E PUSHKA

Sadat Cakiqi: LAPSI E PUSHKA

Llapi i bukur, Heronjtë dhe Legjendat që nxore, në Luftën kundër armikut! Një nga ata Heronj ishte edhe Hyzri Talla, një nga legjendat e Luftës së UÇK-së. Të rrallë janë ata që mbajnë këto dy lloje epitetesh. Këta tituj ishin fituar në sheshin e betejave të plumbave dhe në sheshin e zemrës së madhe të popullit, se Hyzriu kishte bërë gjithçka që kish mundur për popullin e Atdheun e vet, deri ne rënien e tij dëshmor.
Ishte ky Hyzria qe kishte udhëhequr luftën ne Betejën e Kaçanollit në 15 Shtator ‘98, ku edhe ishte plagosur, ishte ky Hyzria qe ne 12 Maj te ’98 e kishte tërhequr nga rrethimi i milicisë serbe ne lagjen e Muhaxhirëve ne Prishtinë bashkëluftëtarin e tij te plagosur Fatmir Humollin-Bacin, ku gjatë atyre luftimeve kishte ren dëshmor Agron Rrahmani.
Afrim Maliqi identifikohet me identitetin intelektual, me identitetin nacional, kulturor…sidomos me vlerat pozitive që bart kultura individuale e tij si dhe niveli arsimor, përmes të cilave arrinte të prezantonte interesin e tërësisë kolektive dhe pozitën momentale të shoqërisë dhe rrethit ku jetonte. Ky ishte Afrimi me identitet shqiptar, me identitet të qartë dhe të pastër. Një Shqiptar i vërtetë i drejtë dhe këmbëngulës… i besonte luftës për liri, flamurit dhe atdheut!
Afrim Maliqin e kujtoj shpesh sepse prej viteve të 80 ishte shumë shpesh mysafir ne Oden ton ai mbante një shoqëri të sinqertë me vëllain tim Ismetin. I kujtoj si fëmijë ato debate mes tyre për çështjen e Kosovës.
Me kujtohet, ishte një ditët e muajit Nëntor te vitit 1998, kur veç ishte vendosur Shtabi i UÇK-së të ZOLL-it në Llapashticë, në shtëpinë e madhe te djemve të balit Bislim të Avdis (të Profesorit Skender Muçaj dhe Muharremit), ndërsa ne luftëtarët e UÇK bënim roje dhe vëzhgim në majën e Gradinës dhe te Pishat ne Gollupc, ku kishim hapur istikame dhe kishim rregulluar bunkerë dhe strehimore, ne raste te granatimeve. Atë dite ne oden ton te babës Hajadar kishin ardhë Hyzri Talla dhe Afrim Maliqi. Hyzria ishte me uniform te UÇK. Unë kisha qen ne vëzhgim dhe u ktheva ne shtëpi, pasi qe edhe shtëpia e jon ishte me se afërmi me kodrën e Gradinës, u futa ne odë i armatosur ashtu, brenda ishin Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe vllau im Ismeti, u përshëndeta me mysafiret e nderuar, dhe menjëherë biseda vazhdoj me siguri për atë çfarë ishin duke diskutuar por duke me marr mua shembull dhe pushkën time “10-teshe” e prodhim kinez. Vazhdoji Afrimi “A po e shihni këtë djalë te ri- duke u drejtuar nga unë, ku isha duke e vendos pushkën ne një vende te sigurt, ne qosh te Odes- me këtë pushkë te vjetër, por dhe shumë pushkë te tjera te shokëve tan ka me ndërruar historia ne këtë fund shekull dhe do niset i mbar Mileniumi i ri i shqiptareve”. Pastaj vazhdoj Hyzri Talla si gjithmonë unifikus “Bashkimi ne luftë dhe ne punë i lapsit dhe i pushkës do ta përshpejtoj edhe me shume konstatimin tende o Afrim!”. Ishin këto fjalët qe mbaj mënden nga takimi i fundit me ta, ne atë fund Nëntori te vitit 1998, ne Oden e babës Hajadar ne Llapashtice, edhe pse muhabeti dhe biseda vazhdoj atë natë deri vonë pas mesnate.

Lajmi për vrasjen e tyre ka qene i rende. Asokohe ishim vendosur në pozicione të reja në fshatin Obrançë. Ne mëngjes dëgjuam se tre ushtare ishin vrare nga serbet në Prishtinë. “E paskan vra Hyzriun dhe Afrimin, por i treti ende nuk po dihet, po thonë se mundë të jetë një person me emrin Ismet“ me tha Komandanti i togut Ismet Derguti me një fytyre me te mërzitur. Me kapi edhe mua trishtimi. Mua menjëherë më shkoj mendja te vëllai im Ismeti!

Një një javë a dy para se te vriteshin Afrimi dhe Hyzri, se bashku me Ismetin kishim ndejur në oden ton në Llapashticë! Çfarë dhembje nuk mundesha të përmbahesha! Atë mëngjes të 3 Dhjetorit kisha pranuar një lajm shumë të trisht, me vrejti edhe komandant Ismet Derguti se edhe unë luajta në çehre, dhe më pyeti „Çka ke?!“, i ktheva me za të dridhur se „ këta dy po i njohë, por i treti mundet me qen vëllai im Ismeti, pasi që ishte ne shoqëri te gjatë me këta te dy“.

Pasi që isha në pozicione në fshatin Obrançë, fshat jo shumë larg nga shtëpia ime, vrapova në drejtim të shtëpisë sime në Llapashticë që të marr lajme edhe më të sakta. As një ore nuk bana dhe arrita para dyerve te oborrit te shtëpisë sime, dhe aty takova babain tim, ai u çudit pse me pa ashtu. Ende pa e u përshëndetur me pyeti “se çka ka ndodhur?”.
– A është Ismeti ne shtëpi?- ishte e vetmja pyetje e ime me gjysme zëri.
– Po, brenda është, ende nuk ka dalë.- ishte përgjigjja e babës tim.

Tash te unë ishte një ndjenje pak si e përzier, fillova te dyshoj se mos edhe Afrimi e Hyzria janë gjallë por është përhapur propagandë për te na dobësuar ne moral. Me kishte vrejtur edhe babai se diçka nuk ishte ne rregull, dhe me pyeti prapë:
– Pse çka ka ndodh?
– Po thonë se Afrim Maliqin dhe Hyzri Tallen i kanë vra dje ne Prishtinë- ia ktheva unë.
Por e vërteta është e vërtetë, me 2 Dhjetor 1998 se bashku me Afrim Maliqi e Hyzri Tallën ra deshmor edhe Ilir Durmishi!

Ata si prijës na u shkëputën nga prirja ne ballë te rreshtave ton, qe po shtohesh atyre ditëve me te madhe nga populli. Mu kujtua një fjalë qe e përmendshin te vjetrit se lajmet e këqija nuk dalin rrena, ato munden me qen pjesërisht rren por jo krejt rren.
Lavdi heronjve tan Afrimit, Ilirit dhe Hyzris!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …