Shkolla jonë në Republikën e Kosovës doli keq, doli të jetë nder shkollat me të dobëta! Nuk ishte mirë edhe aty ku duhet dhe mund të ishte, shkolla jonë në Republikën e Shqipërisë! Nuk ishte mirë as shkolla jonë në Republikën e Maqedonisë! Por, keq e për faqe të zezë doli, sidomos, shkolla jonë në Republikën e Kosovës!!
Ky nuk është rezultat vetëm i punës se keqe këto katër – pesë vite… Shkolla jonë në Kosovë është mohuar, është sulmuar dhe është luftuar në mënyrë sistematike që nga koha e pushtimit jugoserb… Ajo pati njëfarë “lirie” vetëm gjatë viteve 1968 – 1980. Menjëherë pas demonstratave të vitit 1981 presioni, dhuna e terrori ndaj shkollës sonë ishin organizuar nga politika dhe shteti Jugoserb. Ne fillim të viteve 1990 shkolla jonë u mbyll fare nga pushtuesit serb. Mësimi mbahej me vetorganizim në shtëpi e bodrume private… Shkolla jonë kishte fatin e popullit tonë të robëruar. Nuk mund të kishte fat më të mirë se populli i saj.
Lufta Antipushtuese – Çlirimtare e UÇK-së dhe e kombit shqiptar synonte edhe çlirimin e shkollës sonë nga programet e pranguara të hegjemonizmit serb e maqedon (sllav). Imponimi i UNMIK-ut (administratës – sundimit të OKB-se) frenoi zhvillimin e lirë të Kosovës shqiptare dhe të shkollës, kulturës e të identitetit të saj kombëtar… Përzgjedhja e kuadrit dhe personelit të administratës, shkollës, etj. Ishte kryesisht negative! U përzgjodhën me shumicë ata që ishin bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të pushtuesve jugoserbe! Kjo përzgjedhje u bë edhe në organet e sigurisë, të drejtësisë, në medie, e kudo! Kosovës se lodhur e të dërrmuar nga zgjedha e robërisë iu imponua edhe “privatizimi” – trafikimi i ekonomisë dhe i pasurive të saj përmes AKM-së! E gjithë administrata e UNMIK-ut (edhe OSBE-ja) dhe të rekrutuarit e saj u benë pengesë serioze për një zhvillim të lirë e cilësor te Kosovës shqiptare! Kosovës iu imponuan edhe shume barriera të brendshme politike e ekonomike me krijimin e enklavave serbe e me vonë komunave serbe, me ndarjen e Mitrovicës e të Veriut të Kosovës, etj.! Rrethana me të mira nuk u krijuan për shqiptaret as në Maqedoninë e tyre! Të mos flasim për shqiptaret e Sanxhakut, të Malit të Zi e për ata të Kosovës Lindore!
A mund të këtë shkollë të përparuar e të lirë në një vend me ekonomi, industri e pasuri të grabitura e te trafikuara? A mund te këtë shkolle e shkollim cilësor ne një vend me sistem zgjedhor ala boshnjakçe, që ia pamundëson vendit ndryshimin dhe ndërrimin e qeverisjes dhe të qeveritareve? A mund të këtë shkollë të mirë në një vend ku eksporti është vetëm 370 milion, kurse importi gati tre miliardë e gjysmë? A mund të këtë shkolle e shkollim cilësor në një vend ku i madh e i vogël synim kanë ikjen në vende të huaja, në vende perëndimore?! Shkaqet pse ikën e pse po ikin janë të njohura! A mund të këtë shkollë e shkollim të mirë në një vend ku korrupsioni dhe të korruptuarit qeverisin, e bëjnë ligjin dhe zhvatin pasuritë e vendit pa u hyrë gjemb në këmbë? A mund të këtë shkollë të mirë në një vend që jeton kryesisht nga paratë e bijve te tij mërgimtarë? A mund të këtë motiv për mësim e për shkollë të mirë në një vend që favorizohen kolaboracionistet e persekutohen luftëtarët e lirisë, atdhetaret (patriotet) e tij? A mund të këtë shkollë të mirë në një vend ku mësues, arsimtar e profesor, të “motivuar” e të frymëzuar nga politikanet e qeveritaret, përpiqen e luftojnë me mish e me shpirt për pagat – rrogat e tyre, por jo për dijen dhe suksesin e nxënësve të tyre? E si mund të këtë shkollë të mirë ne një vend ku mësues, arsimtar e profesor falen e luten në shkolla e universitete si të ishin në faltore fetare?! A mund të ketë shkollë të mirë aty ku ka nxënës që lënë orët e mësimit e shkojnë të falen e te luten në xhami e në kisha?! Pra, a mund të këtë shkolle të mirë aty ku nuk dihet ku nis shkolla e ku përfundon feja, edhe pse jemi shtet – republike laike? Në një vend e një shoqëri kaq të segmentuar, të varfëruar e të hallakatur (çorganizuar) nuk mund të këtë shkollë me të mirë se kaq… Dhe, krejt ne fund, si përfundim: nuk mund të kemi shkollë të mirë me komb e atdhe të copëtuar në gjashtë shtete (tri – katër shtete pushtuese)… Më një Lëvizje të re e të gjerë politike, kulturore e qytetare (të karakterit autokton!, mbarëkombëtar) mbase mund të bashkohet kombi ynë, të reformohet me themel shoqëria jonë e bashke me të edhe shkolla jonë… Deri atëherë, kështu, duke u përpjekur pa u demoralizuar nga rezultatet e këqija!