Kryetari shqiptar, Ilir Meta ka dekoruar ushtarët e FSK-së dhe Njësisë Speciale të Kosovës për sakrificën dhe angazhimin e tyre të pashoq pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Pjesëtarët e FSK-së janë dekoruar me dekoratën e artë të Shqiponjës, për sakrificën e pakuesyer të tyre. Pjesëtarët e Njësisë Speciale me dekoratën Kalorës i Urdhërit të Flamurit. Dekoratë është dhënë edhe për zjarrfikësit, minatorët dhe njësi tjera të veçanta. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kujtojmë se pas goditjes së tërmetit që la 51 viktima në Shqipëri, Kosova është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Po ashtu, mijëra qytetarë janë angazhuar për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Qeveria e Kosovës, përpos ndihmës prej 500 mijë eurosh, ka hapur edhe kampin në Prizren ku aktualisht janë të strehuar më shumë se 500 persona.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …