Pas përfundimit të Samitit të NATO-s që është mbajtur në Londër, kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një deklaratë për medie, ka thënë se gjithë Evropa është e bashkuar t’i mbështesë shqiptarët pas tërmetit. “Reagimet e para janë pozitive. Ne do punojmë akoma dhe më shumë. Përtej dallimeve dhe kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar t’i mbështesë shqiptarët për të kaluar këtë situatë. Po bëjmë një punë shumë intensive, kemi marrë shumë ndihma. Të mos vazhdojë historia e deklaratave në distancë. Ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndihmuar çatinë e Shqipërisë”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …