Grupi Parlamentar i PDK-së, duhet që nga dita e sotme të kërkojë me ngulm që të thirret mbledhje konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këtë mes rol konstruktiv mund të luajë edhe presioni i miqve tanë ndërkombëtarë Prolongimi i vazhdueshëm i krijimit të institucioneve, konform rezultateve të zgjedhjeve, konsideroj se është i motivuar nga qëllimi partiak-politik i dy partive që dolën të parat në zgjedhje. Dalja nga kjo rrugë qorre e shoh në dy mënyra. E para ka të bëjë me kërkesën e qytetarëve për krijim të institucioneve si dhe reagimi i menjëhershëm i opozitës.
Grupi Parlamentar i PDK-së, duhet që nga dita e sotme të kërkojë me ngulm që të thirret mbledhje konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këtë mes rol konstruktiv mund të luajë edhe presioni i miqve tanë ndërkombëtarë
Unë nuk mendoj se është rrugë shkuarja në zgjedhje. Unë mendoj ndryshe. Kosova nuk e ka luksin për procese zgjedhore në vazhdimësi. Dy partitë e para, nëse u mungojnë votat për qeverisje, fare lehtë i sigurojnë nga opozita pa asnjë kusht përfitimi partiak.
Kushti ka të bëjë me fatin e vendit ku përkufizohet qartë se ky koalicion qeverisë gjatë mandatit të tyre do të realizonin:
1/ T’i gjejë dhe t’ia bashkojë territorit të vendit 8 mijë hektarët nga Republika e Malit të Zi.
2/ Të finalizojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë (Jo ta prolongojë e ruaj gjendjen ekzistuese). Në Marrëveshje të faktohet ruajtja e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës dhe të eliminohet koncepti i “Zajednicës” si pushtet i tretë brenda territorit të vendit.
3) Republika e 3-të e Kosovës, pas këtyre të arriturave dhe si produkt vendor e jo projekt ndërkombëtar realizuar nga LVV e LDK, nis procedurat zyrtare të bashkimit me Republikën e Shqipërisë…
4)Të sigurohemi se gjatë këtij mandati do të realizohen premtimet e dhëna nga këto dy parti për arsimin, ekonominë, shëndetësinë, drejtësinë, diplomacinë, kulturën etj.
Ka edhe shumë pika tjera, por këto, mbase, janë pikat kryesore dhe nëse na dëshmohet kjo gjë, vërtetë, opozita nuk ka asnjë arsye që të mos e votojë këtë qeveri. As pozita aktuale nuk ka para vetes kërkesa të rënda. Të gjitha i ka pasur kauza dhe qëllime. Pse të shkohet në zgjedhje kot?
Të bërit politikë me çekiç a kosë nga dy liderët e partive fituese të zgjedhjeve
Thonë se filani ka dijen. Në politikë rezultati vjen kur mençuria i vendos kufij edhe dijes, për të mos kaluar veprimi në iluzion. Të bërit politikë me çekiç a kosë është ngulfatje e
mendimit ose prerje. Nuk është kultivim e as bindje, është korruptim i idesë.
Sot, koha e vendosjes së autoritetit mbi tjetrin pa elementin e bindjes së vullnetshme dhe me çekiç është bindje e korruptuar. Thonë se e vërteta dhe politika janë në marrëdhënie të këqija midis tyre.
E vërteta e pjesshme e ngritur për dikë si sajesë e veprimeve, e bluar nga metodat egolitariste të bindjes së vartësve ka dëmin edhe më të madh politik, pasi ka krijuar partizan të çështjes e fanatik të bindjeve, ku mendimi racional, diskutimi humb fuqinë.
Në subjekte politike mbase edhe mund të ekzistojë mënyra e tillë e të bërit politikë, por në politika shtetërore jo!
Tek dy liderët partiakë shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun. Ende nuk e kanë kuptuar se në politikë progresi vjen kur mençuria i vendos kufij edhe dijes. Në aktualitetin e vendit progresi bëhet vetëm duke e tejkaluar atë që ke në dorë. Tek dy liderët shoh më shumë gatishmëri për vënie nën tepih çështjet e mëdha sesa për t’i zgjidhur. Jo për t’i kapërcyer pengesat por thelluar e mbetur në to.
Pres shumë yrysh dhe shumë zmbrapsje. Vonesat politike si qëllim në vete i koalicionit,nuk e besoj se do të tolerohet,ndryshe e rrezikojnë edhe atë që kemi në dorë.