Ambasadori Heldt: Shpresoj që Kosova në vitin 2020 ta ketë një dozë të madhe të ajrit dhe qiellit të pastër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt, ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt, ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, pasi që ka shumë punë që duhet bërë. Heldt ka pasur një kërkesë të veçantë për klasën politike në vend, në veçanti për fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ende nuk po arrin të formojnë qeverinë.  “Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formojeni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin pasi ka shumë punë që duhet bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”. Heldt ka shtuar se në Kosovë ka gjëra që vërtet mund dhe duhet të trajtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota

Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …