Protestat e punëtorëve të Ministrisë së Kulturës kundër zhvendosjes së administratës së kësaj ministrie nga objekti zyrtar në një objekt privat për t’i lëshuar vend Presidencës, duket se kanë hasur në vesh të shurdhër. Kabineti i ministrit në largim të MKRS-së, tashmë janë duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për zhvendosje në objektin privat. Lajmi për këtë është bërë i ditur nga Këshilli Organizativ i Protestës, të cilët thanë se kjo gjë po bëhet pa asnjë procedurë administrative dhe në kundërshtim me ligjin. Sipas tyre, veprimet e Ministrit në detyrë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, meqenëse mandati i tij ka përfunduar më 27 nëntor 2019. Për këtë gjë, jemi në dijeni se ekziston edhe interpretim juridik nga ana e Zyrës Ligjore të Zyre së Kryeministrit në vitin 2017. Çdo veprim i tij pas datës 27 nëntor 2019 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …