U mbajt tryezë me temën – Parandalimi i dhunës në familje

Organizuar nga zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, është mbajtur një tryezë me temën “Parandalimi i dhunës në familje”. Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të institucioneve përgjegjëse, të komunës, policisë, qendrës për punës sociale, pastaj shoqëria civile dhe pjesëtar të mekanizmave të ndryshëm që merren me të drejtat e njeriut dhe me siguri. Në këtë tryezë, shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Malishevë, Blerta Krasniqi, tha se “komuna, jo vetëm në kuadër të shënimit të këtyre ditëve, por në vazhdimësi bën përpjekje për krijimin e sigurisë më të madhe për të gjithë qytetarët, përfshi edhe parandalimin e dhunës në familje dhe se përkrahja për zyrtaren përkatëse dhe mekanizmit përkatës, do të jetë e vazhdueshme”. Zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, foli për punën dhe aktivitetin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje, prej themelimit dhe deri më tani, si dhe për fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”. Lidhur me këtë temë ka raportuar edhe zyrtari përgjegjës i Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë, i cili ka sqaruar procedurat e trajtimit të rasteve dhe nevojës për sensibilizim më të madhe, në parandalimin e rasteve eventuale. Po ashtu për temën kanë diskutuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, të cilët i trajtojnë rastet qendra dhe procedurat që i ndjekim më pas. Ndërsa për ofrimin e ndihmës juridike falas, foli zyrtari i agjencisë përgjegjëse. Në këtë tryezë është mbajtur edhe diskutim nga të pranishmit, të cilët i kanë dhënë rekomandimet e tyre, si dhe u vlerësuan si shumë të nevojshme fushatat e vetëdijesimit, si një prej formave më efikase për parandalimin e dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …