Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar lidhur me deklaratën e Vjosa Osmanit e cila ka thënë se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe se presin nga VV ta thërrasin takimin e radhës. Përmes një shkrimi në rrjetin social, Nagavci, ka thënë se ata janë të interesuar që të arrijnë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por ka theksuar se ata duhet ta dinë se Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Madje, ajo ka shtuar se shpreson që LDK-ja e ka kuptuar qartë porosinë që qytetarët ua dhanë partive politike më 6 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …